Nje aksident i rende automobilistik ka ndodhur ne aksin nacional Jorgucat-Kakavije, tek kthesa per ne drejtim te ”Qafes se Muzines”.

Ne aksident jane perfshire automjeti tip Volksvagen Caddy me targa AB363ER ne pronesi te Caritas Albania me drejtues N. Topulli nga Gjirokastra, me automjetin tjeter tip Volksvagen AA645ZJ me drejtuese K. Sulku, nga Delvina.

Per pasoje kane ngelur te lenduar dy drejtuesit e mjeteve, si dhe pasagjerja A, Sulku, nga Delvina, te cilet u transportuan ne Spitalin Rajonal.

Njoftimi i policise:

Gjirokastër/ Informacion paraprak Rreth orës 09:45, në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Jorgucatit”, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit K. S., 28 vjeç, banues në Delvinë dhe N. T., 58 vjeç, banues në Gjirokastër.

Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe pasagjerja A. S., rreth 20 vjeçe, e cila ndodhej në automjetin që drejtohej nga shtetasi K. S.

Shtetasit e dëmtuar u transportuan në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.