Alvin Karaqi, i cili përfaqëson Shqipërinë, ka fituar medaljen e artë në Lojërat Evropiane të cilat po mbahen në Poloni.

Karaqi në ndeshjen finale në disiplinën karate kumite -84 kg, mposhti holandezin, Brian Timmermans, me rezultat 3-2.

Së pari ai arriti të mund Kampionin e Evropës kroatin Gariboviç dhe grekun Mastrogiannis i cili ka fituar medalje bronzi në Evropianin e fundit, ndeshja u mbyll me rezultatin 2-0 për sportistin shqiptar.