Thoma Mastora, i dyshuari kryesor per vrasjen e çiftit Ilia ne fshatin Bodrishte, nuk ka pranuar te deshmoje perpara oficereve te policise gjyqesore apo dhe prokurores Blerina Musabelliu.
Te vetmen fjali qe ka riperseritur ja qene “Nuk e kam vrare une, nuk jam une autor i krimit, kerkojeni gjetke krininelin”.
Kaq ka thene dhe nuk ka pranuar te flase me tej 69 vjeçari, ndonese insistimi i OPGJ ka qene i vazhdueshem.
Asnje avokat nuk ka pranuar te mbroje Mastoran, madje as 4 avokatet qe jane ne dispozicion te shtetit per te tilla raste, nuk kane pranuar por eshte dashur te merrej nje avokat nga Permeti.
Mastora do te dale neser para togave te zeza te Gjykates se Faktit per t’u vleresuar arrestimi nga Prokuroria Rajonale, ku me gjasa do te qendroje ne burg pa afat.