Shoferet e kompanise se transportit te udhetareve “Argjiro” në Gjirokaster jane perleshur fizikisht me shoferet e linjes se transportit te udhetareve te Libohoves per shkak te pasagjereve.

Sipas tyre shoferet nga linja e Libohoves nuk kane pasagjere dhe ndalojne ne Gjirokaster, duke ju mare klientet e tyre.

Rusto Skendi, shofer i linjes se autobuzeve Tirane-Libohove- Tirane, eshte konfliktuar gjate dites se sotme me shoferet e linjes “Argjiro”, e cila operon ne po te njejten linje.

Sherri ka agravuar deri ne perplasje fizike.

Ky konflikt eshte prej gati 7 vitesh.

Sipas shofereve te linjes Argjiro, autobuzet qe nisen nga Libohova nuk duhet te ndalojne ne Gjirokaster per te marre apo lene pasagjere, i njejti rregull vlen edhe per te gjitha agjensite e tjera qe operojne.

Por ky rregull thone drejtuesit e mjeteve thyhet vetem nga shoferet e kesaj linje.

Shoferet kane kryer takime me ministren e cila ju premtoi zgjidhje te menjehershne, por asgje nuk eshte bere dhe asnje mase nuk eshte marre.

Ata thone se nese shteti nuk nderhyn, atehere do arrijne ne kete pike, ku sherret do agravojne edhe me shume.

Nderkohe Policia e Gjirokastres ka shoqeruar 4 shofere nga te dy shoqerite.

Shoferet e shoqerise “Argjiro” jane ata te cilet kane kerkuar ndihmen e medias per te marre nje zgjidhje perfundimtare dhe te shmangen konfliktet, qe po rrezikojne te pershkallezohen.

Prej gati 7 vitesh shkresat derguar te gjitha instancave per zgjidhje te konfliktit kane rene ne vesh te shurdhet, ndersa mes dy shoqerive ka konflikte te vazhdueshme qe arrijne deri ne perplasje fizike.