Një punëtor ka rënë nga një lartësi teksa ishte duke punuar.

Mësohet se punëtori ka qenë pjesë e një kompanie që po zbaton një projekt të veshjes me sistem kapot të disa pallateve në qytetin e Bulqizës.

Punëtori është dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës, ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur specialistët e Inspektoriatit Kombëtar të Punës dhe policia, ku dhe kanë nisur hetimet për rastin në fjalë.

Inspektorët po verifikojnë nesë janë zbatuar kushtet e sigurimit në punë nga ana e kompanisë.