Një tubim proteste është zhvilluar pasditen e ditës së sotme jashtë ambasadës shqiptare në Athinë në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Një thirrje lidhur me këtë është bërë edhe nga Unioni i Himariotëve ku janë shprehur se “Demokracia nuk burgoset”.

“Zgjedhjet fitohen në qendrat e votimit dhe jo në burgje”, një tjetër slogan.

Të hënën u mblodh Gjykata Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)  dhe vendosi zgjatjen e masës së paraburgimit për kryebashkiakun e ri të Himarës dhe bashkëpunëtorin e tij, Panteli Kokaveshi.

Prokurorja kundër korrupsionit vendosi të ngrejë akuza për “korrupsion aktiv në zgjedhje” ndaj dy personave.

alvaniki-presveia1

alvaniki-presveia3