Një 50-vjeçar që udhëtonte me biçikletë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në Durrës.

Ngjarja ndodhi kur një automjet tip “Benz” fluturoi me shpejtësi, duke kaluar trafikndarësen e më pas përplasi një motomjet dhe një biçikletë, ku udhëtonte viktima me iniciale F.GJ dhe më pas përfundoi në një lavazh.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:30, në lagjen 14/1 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin L. Z, është përfshirë në një aksident me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. S, dhe një biçiklist shtetasin F. Gj. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F.Gj, rreth 50 vjeç.

Drejtuesi i automjetit shtetasi L. Z, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.