Një tjetër aksident në punë është shënuar në kryeqytet, ku një i ri ka mbetur i plagosur.

Policia njoftoi se në rrugën “’Besnik Hidri’, në një pallat në ndërtim, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi E. H., 26 vjeç”.

Si pasojë 26-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa rupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.

Disa ditë më parë, një punëtor humbi jetën po në kryeqytet pas rënies nga lartësia në një pallat në ndërtim.