Një aksident është shënuar pasditen e sotme në rrugën nacionale Sarandë-Delvinë pranë Qafës së Gjinos.

Bëhet me dije se një autobot me gaz ka përfunduar në kanal.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka pasur persona të lënduar. Nuk dihet nëse mjeti ka qenë me gaz në momentin që ka ndodhur aksidenti.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti.