Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në aksin Elbasan Librazhd, pranë vendit të quajtur “Kthesat e Murrashit”.

Aksidenti ka ndodhur  orës 12:15, ku kamioni që drejtohej nga shtetasi G. T., banues në Maqedoninë e Veriut, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. T., banues në Pogradec.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar i mjetit.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar 3 persona, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore.

Sakaq, grupi hetimor është në vendngjarje dhe po heton rrethanat e plota të aksidentit.