Policia ka vënë pranga një  66-vjeçar në Lushnjë, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Blutë e Fierit bëjnë me dije se gruaja e dhunuar është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

“Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi në flagrancë shtetasin K. M., 66 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.