Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen 4 të qytetit të Korçës. Një djalë 2 vjeç ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë, kur ka hipur në motorin e parkuar dhe është rrëzuar në tokë.

Sipas raportimeve, i mituri ka marrë plagë në kokë, dhe pritet të niset drejt Tiranës.

Motori i parkuar në oborr i përket babait të tij, që momentalisht ndodhet në burg.

Nëna e të miturit ka qenë brenda në shtëpi, ndërsa kanë qenë motrat e tij që e kanë parë të rrëzuar në tokë me motorin sipër trupit.