Rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti me drejtuese shtetasen L. S., 37 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. B., 23 vjeç.

Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spital, ku po marrin asistencë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.