Një 39 vjeçar është arrestuar në Tepelenë, pasi dyshohet se posedonte një kasetë metalike me 540 fishekë luftarak në të.

Kaseta e Robert Islamit, 39 vjeç, banues në fshatin Dukaj, u gjet në lagjen “Demokracia” dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë/ Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, arrestuan shtetasin R. I., 39 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë, pasi dyshohet si posedues i një kasete metalike me 540 fishekë luftarak në të, e cila u gjet në lagjen “Demokracia” dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e përgjegjësisë penale të 39-vjeçarit, në lidhje me këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.