Avokati Arben Llangozi ka deklaruar se vetëm ditën e sotme janë arrestuar katër pedagogë në Universitetin e Shkodrës, ndërsa nuk ka kursyer akuzat ndaj Policisë dhe Prokurorisë

Sipas avokatit, këto arrestime janë bërë sepse dyshohet që pedagogët kanë shpërdoruar detyrën përmes korrupsionit, duke marrë ryshfet nga studentët.

Jo më larg se sot janë arrestuar katër pedagogë në Universitetin e Shkodrës për korrupsion”, shprehet Llangozi për Top News.

Asnjë media nuk flet. Pse? Sepse policia së bashku me prokurorinë kanë mbuluar ngjarjen. Janë arrestuar që në mëngjes, janë kapur flagrancë edhe nuk janë publikuar emrat. Kanë marrë ryshfet nga studentët për provimet. Unë e kam informacion të brendshëm, kanë ndryshuar dhe prokurorin dhe e mbajnë sekret”, tha avokati.