Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajoni Tiranë ka arrestuar në flagrancë 2 punonjës policie, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Të arrestuarit janë: – Inspektor Andi Çelmeta, 36 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë; – Inspektor, Hashim Xhixha, 26 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Sipas njoftimit të AMP, “arrestimi u krye pasi këta punonjës policie u kapën në flagrancë duke i marrë një drejtuesi mjeti 100 euro, me qëllim shmangien e ndëshkimit të tij me masë gjobe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë kryerjes së proceduarave standarde, i infiltruari i AMP, i ka dhënë 100 euro për t’iu shmangur penalizimit. Të dy policët e “Shqiponjave” kanë pranuar lekët dhe në këtë moment është për arrestimin e tyre në flagrancë.