Një 59-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në Lushnjë, në një kanal në fshatin Plug.

Policia bën me dije se i pajetë është gjetur shtetasi A. K., 59 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për largim nga banesa në datë 27.05.2023.

Paraprakisht dyshohet se 59-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

“Me datë 29.05.2023, rreth orës 14:25, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në një kanal në fshatin Plug, shtetasi A. K., 59 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për largim nga banesa në datë 27.05.2023.

Paraprakisht dyshohet se 59-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.