Si sot 34 vite me pare dy djem gjirokastrite Vladimir Vasili dhe Edmond Mema, ndermorren udhetimin drejt te panjohures, per t’u cliruar nga pushteti komunist.
Dy djemte simpatike antikomuniste, u nisen ne udhetimin pa kthim ne drejtim te Sarandes me shpresen per te kaluar drejt Korfuzit ne Boten e Lire. Ishin dy te rinj nga me aktivet ne Gjirokaster, me çapkenet, me te miret, e urrenin deri ne palcë rregjimin komunist.
Ishin bere “tabele qitjeje” me verrejtje nga Keshilli Popullor i lagjes pasi donin moden, visheshin me ato qe siguronin nga jashte, degjonin muzike te huaj sidomos greke dhe perendimore, apo shikonin fshehtas ERT greke apo Shkupin.
Shume here ishin ne epiqender te fuksave 1200 lekesh, por kjo nuk pengoi as Ladin dhe as Llaqin (sic i flisnin Edmond Memes) qe te shfaqnin haptazi qendrimet e tyre kunder rregjimit gjakatar komunist qe po numeronte ditet e permbysjes se vet.
Planin per arratisjen, Ladi me Llaqin e paten perpiluar te dy. Do te arratiseshin me not permes kanalit te Korfuzit per te arritur ne destinacionin e kerkuar. Ishin te mesuar me not ne rrjedhen e Drinos apo ne liqenin e baltosur te Viroit çka ishte me veshtire sesa deti.
Para se te niseshin drejt Greqise, te dy te rinjte qendruar disa dite ne Sarande ne beharin e atij viti, pra 1989 per te hedhur piketat e arratisjes me not.
Me pas u rikthyen ne Gjirokaster.
Vendosen te niseshin si sot 34 vite me pare.
Ishte nje mengjes i zymte.
Nje dite me pare, sekretin e tyre e paten ndare me shoferin e taksise F.T. nga Gjirokastra i cili kishte privilegjet e rregjimit si çdo minoritar i besuar i partise dhe i sigurimit.
Ladi dhe Llaqi u takuan me taksixhiun fuks, para farmacive ne lagjen 18 Shtatori ne oren 00:00 nga ku dhe hypen. Me pas gjithçka ngelet terr e pazbardhur.
Pretendohet se taksixhiu i shiti tek sigurimi pasi vete nje dite me pare kishte informuar per tentativen e arratisjes se tyre.
Sot e kesaj dite, nuk dihet ende fati i tyre. Nuk gjenden eshtrat per t’iu vendosur ne varr per t’i qare familjaret. Nenat e Ladit dhe Llaqit, iken nga kjo bote te brengosura, pa mesuar fatin e djemve te tyre. Sot edhe pas 34 viteve, familjaret e Ladit dhe Llaqit, kerkojne drejtesi.
Nderim dhe repekt per Vladimir Vasilin dhe Edmond Memen, dy antikomunistet e pare te demokracise ne Gjirokaster.