Përplasje fizike dhe përdorim armësh te Kepi i Rodonit në Durrës.

Burime vendore bëjnë me dije se ka ndodhur një përleshje.

Pak javë më parë, situata konfliktuale për shkak të çështjes së pronave në Kep të Rodonit, që u trajtua nga emisioni investigativ “Fiks Fare”.

Ditën e sotme, banorë të zonës dhe rojet e parkut janë gjakosur e rrahur me njëri tjetrin.

Bëhet e ditur se janë përdorur edhe armë, por policia nuk ka reaguar ende në lidhje me ngjarjen.

Mësohet se janë shoqëruar në polici personat e përfshirë në këtë konflikt.