Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd – Elbasan, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një  51-vjeçar.

Një automjet me drejtues një 75-vjeçar ka përplasur një motoçikletë me drejtues një 51-vjeçar, i cili është dërguar në spitalin rajonal për mjekime.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak- Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur “Kthesa e panoramës”, automjeti me drejtues shtetasin, 75 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin , 51 vjeç, banues në Elbasan.

Për pasojë është dëmtuar 51-vjeçari, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore. Me shtetasin 75-vjeçar  po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.