Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në dalje të SPAK pasi u mor në pyetje nga prokurorët e SPAK për çështjen e dosjes Partizani.

Berisha: Aty ishte një atmosferë mortore. Shihnin njeri-tjetrin të hutuar dhe nuk dinin se çfarë të përgjigjeshin. Kur përmenda Taulant Balla fytyra u prishën. Ju them unë ju se u përgjigja për të gjitha pyetjet. Ata nuk kishin pyetje, sepse ishte vetëdenigrim, sikurse kanë bërë me dosjen.

Aty gjeta hijen e McGonigal. Garantoj opozitën se po ecim drejt një fitoreje dhe Edi Rama do të përfundojë në burgun e historisë bashkë me grupet e tij, SPAK, GJKKO. Do të paraqitem sa herë të thirrem. E kam deklaruar këtë gjë. Nuk kishte prova të reja, vetëm mashtrime.