Bashkia Permet do te financoje rehabilitimin e baneses se Dhimiter Vangjelit ne fshatin Çarçove, e cila nje dite me pare u demtua per shkak te renies nga lartesite e fshatit te nje shkembi me peshe gati 10 ton me diameter 3×3 meter kub.

Sipas kryebashkiakes, Alma Hoxha, behet e ditur se nga fondi i Emergjencave do te levrohet fondi per rehabilitimin e baneses ne fjale, sapo te miratohet ne mbledhjen e radhes se Keshillit Bashkiak.

Fondi eshte ne varesi te vleresimit te demit, qe do te nxjerre grupi i punes se atashuar nga Ministria e Mbrojtjes, mbeshtetur dhe nga specialistet e Emergjencave Civile ne Bashki.

Ndersa per nderhyrjen per shembjen e kontrolluar te shkembit, merren xhenieret e Batalionit nr 1 dhe 2 ne jug.

Gjendja e 25 vjecarit Dhimiter Vangjeli eshte e stabilizuar dhe jashte rrezikut per jeten.

Mjeket ne Spitalin “Hatzikostas” vleresojne si pozitive gjendjen e gjymtyreve te 25 vjecarit.