Greqi, sherri për drogën çon në pranga 2 shqiptarë

Jugulajm.net
1 Min Read

Dy shtetas shqiptarë, 30 dhe 33 vjeç, janë arrestuar mbrëmjen e së dielës në Selanik, pas një sherri në apartamentin ku jetonin.

Sipas policisë greke, konflikti dyshohet se nisi për shkak të mosmarrëveshjeve që lidhen me lëndët narkotike.

Sipas policisë greke, 33-vjeçari denoncoi se ishte kërcënuar me thikë nga 30-vjeçari pas një konflikti mes tyre. Gjatë ndërhyrjes së efektivëve, 30-vjeçari dyshohet se kundërshtoi me dhunë arrestimin, duke goditur dhe kërcënuar policët.

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti rreth 13.8 gramë kokainë, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i konfliktit.

Të dy u arrestuan për veprat penale që lidhen me narkotikët, ndërsa 30-vjeçari akuzohet edhe për plagosje të rrezikshme, kanosje, dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe fyerje. Ata pritet të dalin para Prokurorisë së Selanikut.

Share This Article