Një vajzë 23-vjeçare tentoi t’i japë fund jetës së saj.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Lezhë, në shtëpinë e të resë.
23-vjeçarja, sipas policisë, konsumoi fotoksinë ndërkohë që ishte vetëm në banesë.
Më pas, familjarët e saj e dërguan me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur motivet që e çuan 23-vjeçaren drejt aktit të rëndë.