Procedohet gjirokastriti 60-vjeçar, përplasi me makinë 12-vjeçarin me biçikletë

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Th. P., 60 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi më datë 15.04.2024, automjeti që drejtonte ky shtetas, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte një 12-vjeçar. Nga përplasja i mituri është dëmtuar lehtë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur