Autoritet italiane kanë vënë në pranga një 42-vjeçar shqiptar pasi, ka tentuar të mbysë gruan e tij, kjo sepse ka dëgjuar se ajo po fliste me dikë tjetër në telefon.
Sipas mediave italiane, kur shqiptari ka dëgjuar gruan duke folur me dikë tjetër, ka humbur toruan dhe e ka kapur nga fyti.
Në një moment shqiptari ka kuptuar se gruaja nuk po merrte frymë dhe e ka kapur paniku, duke lajmëruar për ndihmë.
Gruaja mësohet se u dërgua në spitalin San Paolo në Savona në gjendje kritike, ndërsa tani është jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se ngjarja është regjistruar në banesën e çiftit dhe se fëmijët kanë qenë në shtëpi duke fjetur në dhomën e tyre të gjumit.
Burri ndodhet në burg për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.