FOTO/ 96 kg kanabis sekuestrohet në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar nga autoritetet greke në kufirin greko-shqiptar.

Sipas raportimeve, gjatë një kontrolli në një automjet, u gjetën dhe u sekuestruan 90 pako me kanabis të papërpunuar me peshë totale prej 96 kilogramësh e 74 gramë, si dhe një sasi e vogël kokaine, kanabis i përpunuar, 100 euro dhe dy telefona celularë.

Sasia e sekuestruar dyshohet se është trafikuar nga Saranda, duke kaluar përmes fshatrave të Bashkisë Konispol.

Mediat greke shkruajnë se në Nea Selefkia të Igumenicës 8 ditë më parë, u sekuestruan rreth 110 kg marijuanë që kishin kaluar nga fshati Çiflik i Konispolit.

Ka dyshime se në Sarandë janë riaktivizuar linja të trafikimit të drogës.

Kjo pasi në 10 muajt e fundit, janë kapur disa raste të trafikimit të marijuanës me një sasi të kapur prej rreth 540 kg në Igumenicë.

Share This Article