Detaje nga vrasja, 45-vjeçarit i zunë pritë, gjenden 18 gëzhoja në vendngjarje

Jugulajm.net
1 Min Read

Detaje të reja zbardhen lidhur me ekzekutimin e ndodhur mëngjesin e kësaj së hëne në Mirditë, ku viktimë mbeti 45-vjeçari Valter Lleshi.

Mësohet se ai ka qenë i vetëm dhe po shkonte në punë me automjetin e punës.

Atij i kanë dalë përpara disa persona dhe e kanë qëlluar me breshëri automatiku.

Në vendngjarje janë gjetur rreth 18 gëzhoja.

45-vjeçari Lleshi u gjet i vdekur në automjetin e tij, rreth orës 07:10, në fshatin Shkorret, aksin rrugor ”Reps–Spaç”.

Lleshi ishte punonjës në hidrocentralin e Repsit.

Vetëm pak kohë më parë, në makinën me të cilën punonte në firmën që po ndërtonte hidrocentralin, i ishte vënë lëndë shpërthyese, e cila nuk shpërtheu.

Share This Article