LAJM I FUNDIT!! (EMRI) Të shtëna me armë zjarri, vritet 1 person

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një vrasjeje në zonën e Mirditës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në rrugën që të çon drejt Spaçit, ndërsa viktima është identifikuar si Valter Lleshi. Burime paraprake bëjnë me dije se Lleshi ishte punonjës i kompanisë së bazaltit në Spaç.

Rrethanat dhe motivet e vrasjes mbeten ende të paqarta. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Share This Article