Një e moshuar është gjetur e vetëvarur në fshatin Lepenicë të Vlorës.

Ajo është gjetur nga familjarët, në banesën e saj.

Njoftimi i policisê:

Sot, rreth orës 07:55, në fshatin Lepenicë, është gjetur nga familjarët, në banesën e saj, dyshohet e vetvarur, shtetasja L. T., rreth 75 vjeçe.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.