SPAK ka ndërmarrë një operacion të gjerë në kuadër të një hetimi për një grup kriminal të dyshuar për pastrim parash dhe aktivitete të tjera të paligjshme.
Sipas burimeve, janë lëshuar 10 masa sigurie, ndërsa deri tani janë arrestuar 4 persona. Mes të ndaluarve është edhe Ergys Kastrati, i njohur me nofkën “Bishja”, i cili u kap gjatë një operacioni të forcave speciale në një vilë në një zonë rezidenciale.
Ndërkohë, në Itali është arrestuar edhe një tjetër i dyshuar, Igli Kamberi, i konsideruar si kreu i grupit kriminal. Sipas hetimeve, ai akuzohet për drejtimin e aktivitetit të paligjshëm, si dhe për përfshirje në një vrasje të një shtetasi italian.
Hetimet vijojnë dhe autoritetet nuk përjashtojnë zhvillime të tjera në vijim të operacionit.




