Dy automjete janë përplasur në Vlorë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në hyrje të lungomares.

Automjetet kanë qënë duke qarkulluar në korsinë e tyre ndërkohë që një nga makinat është kthyer për të hyrë në rrugë dytësore, duke i prerë rrugën makinës tjetër që po vinte me shpejtësi nga Uji i Ftohtë për në Skelë.

Për të shmangur përplasjen, automjeti është përplasur me një palmë anës rrugës, duke bërë që drejtuesi të marrë plagë të renda në kokë, i cili më pas është transportuar për në spitalin e Vlorës.

Policia ndodhet në vendgjarje.