Arrestohet bariu shqiptar 52-vjeçar, përdhunoi 1 vajzë në Greqi

Jugulajm.net
2 Min Read

Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar, pasi akuzohet se ka përdhunuar një 22-vjeçare në një plazh të shkretë në Kasandra të Halkidikisë, në Greqi, në vitin 2022.

Sipas raportimit të mediave greke, ai ra në pranga të mërkurën në Malin e Zi, dhe arrestimi i tij u bë pasi ndaj tij ishte në pritje një urdhër-arresti evropian , i cili u ekzekutua dhe të gjitha procedurat e nevojshme tashmë kanë filluar në mënyrë që ai të ekstradohet Greqi dhe të dalë para autoriteteve.

Pasi abuzoi seksualisht me të renë shqiptari iku jashtë Greqisë, duke përfituar nga fakti se fillimisht ishte akuzuar një person tjetër, i cili ishte identifikuar gabimisht nga viktima dhe përfshirja e të cilit nuk ishte provuar. 52-vjeçari puninte si bari në rajonin e Halkidikisë, dhe ai u arrit të identifikoj pas një monster AND-je të marrë nga çarçafët në stanin ku jetonte dhe u ekzaminua në laborator. Kështu, ai u bë i pandehur në këtë çështje, pasi materiali i tij gjenetik u identifikua me atë të viktimës.

Disa ditë pas sulmit seksual të saj, i cili ndodhi më 30 maj 2022, viktima tha për protothema.gr se kishte shkuar në plazh në kohën e drekës për një not të shkurtër përpara se të fillonte një turn në njësinë hoteliere ku punonte dhe nuk mund ta imagjinonte se do të përjetonte makthin absolut.

“Nuk mund të kisha dalë gjallë”, deklaroi ajo aso kohe, duke shtuar: “Isha shtrirë mbi peshqir kur dikush erdhi dhe filloi të më fliste, duke më bërë pyetje të ndryshme, si quhesha e të tjera, por unë e injorova. Po shikoja drejt detit . Kur i ktheva shpinën, ai papritmas më sulmoi, më rrahu dhe më përdhunoi”,

Share This Article