Procedohen 2 te rinjtë, dëmtuan tabelat orientuese në aksin “Jorgucat-Dervician”

Jugulajm.net
1 Min Read
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit K. K., 22 vjeç, banues në Vlorë dhe A. K., 23 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, kanë dëmtuar disa tabela orientuese në aksin rrugor “Jorgucat-Dervician”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Share This Article