LAJM I FUNDIT!! (FOTO) Policia rrethon lagjen pas dyshimeve për lëndë plasëse në 1 makinë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një situatë alarmi është krijuar ditën e sotme, ku pas dyshimeve për praninë e një mjeti të dyshimtë është rrethuar nga forcat e policisë lagjja 18 në qytetin e Korçës. Sipas informacioneve paraprake, një automjet i parkuar në zonë është vendosur në qendër të kontrollit policor, pasi ka dyshime se mund të jetë i lidhur me vendosjen e një lënde plasëse.

Burime nga terreni bëjnë me dije se deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar mbi rrezikun, ndërsa po verifikohen të gjitha dyshimet, përfshirë edhe mundësinë e vendosjes së një pajisjeje GPS në mjet.

Share This Article