LAJM I FUNDIT/ Përmet, shkëmbi bie mbi banesë dhe zë poshtë 25 vjeçarin

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 25 vjeçar ka mbetur i bllokuar në banesën e tij në Përmet, pasi një masë shkëmbore rrëshqiti prej malit dhe e zuri poshtë.

Ngjarja u regjistrua mëngjesin e së hënës, në fshatin Çarçovë shkëmbinjë që ranë nga mali dëmtuan banesën, ku flinte 25 vjeçari dhe e zunë atë poshtë duke i dëmtuar gjymtyrët e poshtme dhe i pamundësuar lëvizjen.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për nxjerrjen e shtetasit Dh. V.

 

Share This Article