Deputeti demokrat, Tritan Shehut, ka reaguar permes nje postimi ne fb, ku shprehet se fushata e vazhdueshme për ta vendosur përgjegjësinë e krizave politike vetëm mbi PD-në dhe drejtuesin e saj nuk synon reformimin, por dobësimin e së djathtës në Shqipëri.
Shehu thekson se, pavarësisht ndasive dhe zhvillimeve të brendshme, Partia Demokratike mbetet një forcë themelore e pluralizmit politik dhe e vetmja alternativë reale për ndryshim, duke e cilësuar debatin aktual si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj vetë ekzistencës së saj.
Ja reagimi i plote i Shehut:
Te gjithe “qelbesirat” kunder Berishes.
Perdora kete term jo etik sepse mu kujtua nje shprehje e dikurshme, kur u behej thirje “te gjithe qelbesirave” per te rrezuar PD e Berishen.
Dhe sot perseri te gjitha “shigjetat” jane drejtuar kunder Berishes, por kesaj redhe ne emer te “shpetimit “ te PD.
Eshte formuar keshtu nje amallgan artificial, i cuditshem, qe ne cdo media degjon vetem nje refren:
–Te largojme Berishen per “te shpetuar” demokracine!
Jo te largojme Ramen, Rilindjen, kete maxhorance, qe vecse po trash zullumin.
Fajin e paska Berisha, PD per keq qeverisjen, korrupsionin, trafiqet etj, etj pa fund.
Dhe kjo thirje histerike amplifikohet e amplifikohet edhe nga altoparlante te ndryshem, qe vecse te djathten nuk e duan te egzistoje, qe PD vecse e urrejne.
Ne demokraci ka disa rregulla, per aq sa jemi ne demokraci.
Ne nje parti politike kerkohen hapesira brenda saj per qendrimet e ndryshme.
Diku per kete te drejte krijohen fraksionet, tashme PD e sanksionon.
Une e kisha kerkuar qe ne vitin 1998, atehere nuk u pranua.
Nqs kjo nuk mundet brenda partise, per pakicen ka nje rruge tjeter:
Krijohen parti te reja, mbi bazen e vullnetin e atyre.
Dhe nga PD, si ne cdo demokraci, jane krijuar disa te tilla, me arritje te pjeseshme apo me deshtime…kjo eshte demokracia.
Por dicka mos te harojme se pavaresisht ndodhive, PD eshte nga te vetmet parti te krijuara per te rrezuar komunizmin ne Europen Lindore, qe vazhdon te jete nje force e madhe politike, gjithmone ne Qendren e Djathte, ne qeverisje apo alternative.
Ne fakt perseri dhe sot eshte e vetmja shprese per ndryshimet e medha qe ka domosdoshmeri ky vend.
Ndoshta ky fakt i stimulon e i detyron te gjithe “qelbesirat” te vendosen sot ne nje korr te perbashket kunder kryetarit te PD, Berishes.
Sepse kur sulmohet me keto menyra e forma, sulmi real eshte kunder PD.




