Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës së një persona ka ndodhur këtë të martë në aksin Tiranë-Elbasan.

Sipas policisë mësohet se janë përplasur dy automjete dhe si pasojë ka humbur jetën një 55 vjeçar dhe është lënduar pasagjerja që ndodhej në makinë më të, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e këtij aksidenti.

Policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.