Gjykata Administrative ka shtyrë seancën për shqyrtimin e padisë së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dados, i cili kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së emërimit të tij si prokuror në vitin 2008.
Gjykata është shprehur se, duke qenë se KLP në këtë seancë si palë e paditur solli prapësimet e reja dhe pala paditëse kërkoi kohë të njihet me provat, seanca do të shtyhet.
Mësohet se seanca e radhës do të zhvillohet në 19 qershor, në orën 14:00.




