Një aksident tragjik është regjistruar këtë të diel, 3 maj, në zonën e Kënetës, në Durrës. Dyshohet se dy të mitur kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë, prej përplasjes së fortë nga një makinë.
Bëhet me dije se fëmijët janë të moshës 8, 9 dhe 10-vjeç.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.
Pritet një reagim zyrtar nga autoritetet për detaje të mëtejshme mbi ngjarjen.




