Aksident, makina përplas këmbësoren te vijat e bardha

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur këtë të diel, ku një automjet tip ”Toyota” ka përplasur një grua rreth 75 vjeçe e cila ishte duke kaluar në vijat e bardha në rrugën ”Transballkanike” në Vlorë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe autoambulanca. E dëmtuara është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, Policia po kryen verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share This Article