Sherr me thika mes të rinjve, 1 i plagosur

Jugulajm.net
0 Min Read

Një konflikt që ka nisur midis dy të rinjve në një lavazh ka degraduar në përdorimin e thikës në lagjen “15 Tetori” në Fier. I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia e cila po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave.

Share This Article