Arrestohen 17-vjeçarja dhe 25-vjeçari, tentuan të vidhnin “Land Rover-in” në Dhërmi

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 25-vjeçar dhe një 17-vjeçare u arrestuan pasi tentuan të vidhnin një automjet tip “Land Rover” në Dhërmi.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 30 prillit. Sipas hetimeve, dy të rinjtë udhëtuan drejt Dhërmiut me një automjet “Benz”, me pretendimin për të blerë makinën që ishte në përdorim nga një shtetas në Tiranë.

Por, pasi mbërritën në vend, ata shfrytëzuan mungesën e pronarit dhe ndryshuan plan. 17-vjeçarja ndezi “Land Rover”-in dhe u largua pa lejen e tij, ndërsa 25-vjeçari dyshohet se e ndihmonte nga pas. Pasi u njoftua për rastin, Policia organizoi menjëherë ndërhyrjen dhe arriti të lokalizojë automjetin.

Gjatë ndjekjes, vajza nuk iu bind urdhrit për ndalim dhe, në tentativë për t’u larguar, kreu shumë manovra dhe përplasi mjetin duke e dëmtuar atë

Share This Article