Aksident, “Benz-i” godet kalimtarin e moshuar

Jugulajm.net
1 Min Read
Një aksident është regjistruar këtë të premte në segmentin rrugor kombëtarë “Qafë Thanë – Pogradec”, pranë një karburanti në zonën e fshatit Udënisht.

Sipas burimeve nga grupi i ekspertëve të qarkullimit rrugor, një automjet i drejtuar nga shtetasja E.K. po lëvizte në drejtim të Pogradecit, kur përplasi një këmbësor të moshuar.

I moshuari 80-vjeçar, i cili dyshohet se po tentonte të kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën, është goditur nga një automjet tip “Mercedes-Benz”, duke marrë plagë të rënda.

Menjëherë pas aksidentit, i moshuari është transportuar drejt spitalit të Pogradecit, ku po merr ndihmën e parë mjekësore.

Sipas mjekëve, gjendja e tij paraqitet e rënduar dhe nuk përjashtohet mundësia e transferimit drejt Spitalit të Traumës për trajtim më të specializuar.

Share This Article