Bilanci javor/ Policia Rrugore GjirokastĂ«r: Arrestime, procedime, heqje patentash, gjoba…

Jugulajm.net
2 Min Read

📌DVP Gjirokastër

Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

GjatĂ« javĂ«s qĂ« lamĂ« pas, si rezultat i shtimit tĂ« kontrolleve me dragera, si dhe falĂ« edhe bashkĂ«punimit me qytetarĂ«t tĂ« cilĂ«t kanĂ« denoncuar nĂ« numrin 112 dhe nĂ« Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janĂ« arrestuar 3 shtetas dhe janĂ« proceduar penalisht 2 tĂ« tjerĂ«, pĂ«r veprat penale “Shkelja e rregullave tĂ« qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« parregullt”.

Janë pezulluar 6 leje drejtimi, konkretisht: 1 për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 5 për shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 356 masa administrative, konkretisht:

• 1 masë për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike,
• 37 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit,
• 163 masa për parakalime të gabuara,
• 82 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor;
• 73 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.

Janë bllokuar 2 automjete, për mungesë dokumentacioni.

Kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Gjirokastrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.🚔👮♀👮♂

Share This Article