Meta kërkesë GJKKO-së: 50 mijë euro garanci që të më lironi

Jugulajm.net
1 Min Read

Ish-presidenti Ilir Meta ka paraqitur një kërkesë të re pranë Gjykata e Posaçme për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në një masë më të lehtë.

Në kërkesën e tij, Meta ka ofruar një garanci pasurore prej 50 mijë eurosh, me synimin që të lirohet nga qelia dhe t’i vendoset një masë alternative sigurie.

Kjo nuk është hera e parë që ai bën një ofertë të tillë, pasi edhe më parë kishte propozuar të njëjtën shumë në GJKKO, por kërkesa e tij u refuzua.

Share This Article