Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme për të 3 herë radhazi, Kuvendi s’zgjodhi dot Presidentin

Jugulajm.net
1 Min Read

Kosova do të duhet të mbajë zgjedhjet e parakohshme brenda 45 ditëve siç e përcakton Kushtetuta e vendit. Pasi nuk u arrit të zgjidhej presidenti, dy datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve janë 31 maji dhe 7 qershori.

Vendimin përfundimtar do të duhet ta marrë kryeparlamentarja aktuale Albulena Haxhiu e cila aktualisht është ushtruese e detyrës së presidentes që pas përfundimt të mandatit të Vjosa Osmanit.

Kuvendi u shpërnda në mesnatë dhe me të kaluar afati për zgjedhjen e Presidentit, vendi shkon zyrtarisht në zgjedhje të reja, edhe një herë tjetër, për herë të tretë brenda rreth një viti e gjysmë.

Share This Article