LAJM I FUNDIT/ Operacion i madh antidrogë, firmosen 30 urdhër-arreste

Jugulajm.net
1 Min Read

Një operacion antidrogë është zhvilluar nga Policia, ku janë lëshuar 30 urdhër arreste nga Prokuroria e Tiranës.

Bëhet fjalë për goditjen e disa grupeve kriminale të përfshirë prej kohësh në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në disa zona të kryeqytetit.

Hetimet kanë nisur prej disa kohësh nga Antidroga e Tiranës. Kanë qenë goditjet e mëparshme, ku në bazë të zbërthimit të komunikimeve, janë gjetur prova për implikimin e personave të dyshuar si të përfshirë.

Antidroga, në bazë të hetimeve, ka përdorur dhe metoda proaktive por dhe blerje me stimulim. Ende nuk dihen sa persona janë arrestuar,  apo sa sasi lëndë narkotike  janë sekuestruar nga uniformat blu.

Share This Article