Peshëngritje/ Shqiptari Briken Çalja shpallet kampion Europe, vendos rekord në Batumi

Jugulajm.net
1 Min Read

Briken Çalja riktheu edhe një herë Shqipërinë në podiumin europian, duke zhvilluar një garë të nivelit të lartë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes në Batumi.

Në peshën 79 kg, ai dominoi në stilin e shtytjes, ku ngriti 187 kg dhe u shpall kampion Europe, një rezultat që konfirmon statusin e tij mes më të mirëve në kontinent.

Gara e tij ishte e balancuar dhe konkurruese edhe në stilin e shkëputjes, ku me 153 kg u rendit në vendin e katërt, duke mbetur shumë pranë podiumit. Por performanca në tërësi i dha atij një tjetër medalje të rëndësishme: vendin e dytë në dygarësh me totalin 340 kg.
Ky rezultat nuk është vetëm një sukses individual, por një tjetër dëshmi e qëndrueshmërisë së treguar nga Çalja në elitën europiane, duke i dhuruar Shqipërisë dy medalje të rëndësishme në një nga skenat më të forta të peshëngritjes.
Share This Article