Specialistët e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasin S. Q., 57 vjeç, banues në fshatin Dragot, Tepelenë, pasi posedonte 3 armë të ftohta (2 shkopinj metalik dhe 1 mjet prerës thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




